Blerim Bexheti: Me Ali Ahmetin ish ushtarët priteshin në qendër të Shkupit, ndërsa me Mexhitin e Taravarin rrezikojnë të ekstradohen në Serbi

Deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim, Blerim Bexheti përmes një reagimi në Facebook shkruan se në kohën e Ali Ahmetit, ushtarët e UÇK-së liroheshin nga burgu dhe priteshin në qendër të Shkupit, ndërsa me Mexhitin dhe Taravarin rrezikojnë që të njejtët te ekstradohen në Serbi.

Reagimi i plotë:

Kur Ali Ahmeti ishte në pushtet dhe BDI menaxhonte me institucionet, ish ushtarët e UÇK-së liroheshin nga burgu dhe priteshin në zemër të Shkupit në Hotel “Stone Bridge” si me rastin e Gafur Dugollit i cili është në fotografi.

Ndërsa tani dua ta përkujtoj Izet Mexhitin dhe Arben Taravarin të cilët janë pa legjitimitet etnik në pushtet, se ju i lironi ish ushtarët e UÇK-së dhe përkundrazi i rezikoni t’i ekstradoni në Sërbi nga pa aftësia juaj politike, pasi që nuk i’u pyet kush juve!

Ky është dallimi, me BDI dhe me Ju tani si Vasal!

 

 

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share