Sipas ”sportske.ba”, Blazh Slishkoviq është kandidati më serioz për pozitën e seleksionuesit të Kosovës. Legjenda e futbollit nga Mostari, i cili si lojtar dhe trajner la gjurmë të dukshme te Hajduku. Slishkjoviq edhe më herիt ishte kandidat pë pankinën e Kosvës por si duket tani është shumë kësaj pozite .
Slishkoviq është një emër i madh në zonën e ish-Jugosllavisë, ai pati një karrierë mbresëlënëse duke luajtur për Velež, Hajduk Split, Marseille, Rennes, Pescara e të tjerë, por nuk pati shumë sukses si trajner.
Slishkoviq ka qenë pa klub për dy vjet e gjysmë kur u largua nga Zhelezniçar të Sarajevës, dhe më parë ka punuar në Hong Kong (Kichi), Rumani (AFC Unirea), Kinë (Qingdao), Arabi Saudite (Al Ansar), Shqipëri (Tiranë), gjithashtu ka drejtuar edhe Hajdukun e Splitit dhe përfaqësuesen e Bosnja Hercegovinës, me të cilën humbi për pak kualifikimin për EURO 2004.
“Siç mësojmë, Slishkoviq është kandidati më serioz për pozitën e përzgjedhësit të Kombëtares së Kosovës.
Mostarasi, i cili si lojtar dhe trajner la gjurmë të dukshme te Hajduku i Splitit.
Tashmë duket se është shumë afër Kosovës.
Slishkoviq, në të gjitha skuadrat dhe kombëtaret, kërkonte futbollin sulmues.
Baka pati një karrierë mbresëlënëse si lojtar.
Përveç në vendlindjen e tij Velezh, ai luajti me sukses në Hajduk, Marseille, Pescara, Olympique, Rennes”, – shkruan mediumi boshnjak “sportske”.