Blake Shelton largohet nga ‘The Voice’

“Kam një kohë që po luftoj me këtë dhe kam vendosur që është koha që unë të largohem nga The Voice pas sezonit 23”, shkroi artisti në një postim në Instagram. “Ky spektakël ka ndryshuar jetën time në çdo mënyrë për mirë. Dua t’i falënderoj të gjithë në ‘The Voice’. NBC, çdo producent, shkrimtarë, muzikantë, ekuipazh dhe njerëz të hotelierisë, ju jeni më të mirët”.

“Duhet shumë pasion dhe pije  për të realizuar një shfaqje live dy herë në javë.”

Shelton më pas reflektoi mbi marrëdhëniet që kultivoi në shfaqje.

“Kam krijuar lidhje të përjetshme me Carson dhe me secilin nga kolegët e mi trajnerë gjatë viteve, duke përfshirë gruan time, Gwen Stefani. Një falënderim të veçantë për ata që më zgjodhën mua për të qenë trajneri i tyre.”

Ai përfundoi: “Së fundi, bëhet fjalë për të gjithë ju, fansat, të cilët i shikoni dhe mbështesni këta artistë ,të gjithë në ‘The Voice’ duke ndjekur ëndrrat e tyre. Nuk do të ndodhte pa ju!”

Blake Shelton filloi sezonin e parë së bashku me Adam Levine, Christina Aguilera dhe CeeLo Green. Gjatë gjithë kohës së tij në shfaqje, Ekipi Shelton fitoi tetë fitore në total.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share