Gjerdani dhe vathët e princeshës, nga 27 Qershori në shitje
“Swan Lake Suite”, bizhuteritë krijuara për princeshën Diana në paraqitjen e saj të fundit publike, do të dalin në bllokun e ankandeve në New York më 27 Qershor. Ndërkohë që ende nuk është bërë me dije vlera e këtyre xhevahireve që janë vërtet të jashtëzakonshme dhe të paçmueshme.
“Swan Lake Suite” mori vlerë shumë të madhe pasi princeshë Diana u paraqit me ato në Royal Albert Hall të Londrës në Qershor të vitit 1997.
Presidenti i Guernsey, Arlan Ettinger tregon për Reuters:
“Ky gjerdan u bë për të dhe iu dha asaj për atë rast. Ai u kthye pas asaj mbrëmje të veçantë sepse argjendari Garrard dhe argjendaria e kurorës mbretërore të Anglisë nuk kishin përfunduar duke bërë vëthët”.
Guernsey’s do të organizojë shitjen për gjerdanin dhe vëthët me diamant dhe perla të përputhshme në The Pierre Hotel.
Klan News