Bitcoin stabilizohet në mbi 41,000 USD – Gjatë vitit 2023 është rritur me rreth 165%. Investitorët presin FED

Tregu i kriptomonedhave duket se është stabilizuar në sesionin e sotëm, pas disa ditësh në paqëndrueshmëri të madhe. Investitorët po presin përfundimin e takimit 2-ditor të Rezervës Federale në mbrëmjen e sotme, por edhe të disa bankave të tjera qëndrore të enjten. Bitcoin po tregtohet në rreth 41,400 dollarë, ndërsa ethereum po tregtohet në rreth 2190 dollarë për onz. Sipas analistëve, nëse 2022 ishte viti që “rrëzoi bitcoin”, 2023 ka qenë viti i rikuperimit të traumave.

Bitcoin është rimëkëmbur me guxim përballë çmimeve të ulëta të kriptove, vëllimeve të ulëta të tregtimit dhe kushteve të vështira ekonomike. Për këtë arsye tregjet besojnë se mund të jemi në fillim të një cikli të ri rritës për bitcoin. Vetëm gjatë këtij viti, bitcoin që cilësohet si mbreti i kriptomonedhave, ka fituar rreth 165% të vlerës, duke tejkaluar asetet tradicionale, si ari që është rritur me 10% apo indeksi S&P 500, që ka fituar 20% të vlerës.

Gjithashtu, bitcoin ka rritur pjesën e tregun total të kriptomonedhave, nga 38% në mbi 50%, sipas të dhënave të CoinGecko. Kapaciteti i përgjithshëm i tregut të kriptove është rritur në 1.7 trilion dollarë nga 871 miliardë dollarë që ishte në fund të vitit 2022.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Pra kemi të bëjmë me një dyfishim të tregut në harkun e 1 viti. Fitimet më të mëdha për bitcoin erdhën në gjysmën e dytë të vitit, për shkak të miratimit të mundshëm të një fondi të tregtuar në bitcoin dhe shpresat për një politikë monetare lehtësuese.

Ndërkohë, edhe “stablecoins” apo monedhat e qëndrueshme – që janë kriptovalutat, vlera e të cilave është e lidhur me një aktiv të botës reale si dollari – janë rritur gjithashtu. Tether, monedha më e madhe e tillë, ka parë që kapitali i saj i tregut të rritet në një nivel rekord prej mbi 90 miliardë dollarë.

SCAN

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share