Kërkesën për rritje të çmimit të ujit NP “Ujësjellësi dhe Kanalizime” – Shkup gjatë nëntorit të vitit të kaluar dhe ne nuk duam të hamendemi nëse kanë parashtruar apo nuk parashtruar kërkesë. Faktet janë të qarta – ne kemi marrë vendim sipas kërkesës së tyre. Ata kërkonin që çmimi minimal të jetë rreth 30, ndërsa ai maksimal 57 denarë, konfirmoi sot kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime të Ujit (KRRE) Marko Bislimoski.
“Duke pasur parasysh që çmimi i energjisë elektrike për ndërmarrjet komunale publike subvencionohet nga shteti dhe se ky subvencion do të vazhdojë edhe në tre muajt e ardhshëm këtë vendim që kemi marrë do të pësojë korrigjim dhe çmimi minimal që do të marrim të enjten do të thotë ulje të çmimit të ujit në qytetin e Shkupit, ndërsa maksimalja do të jetë ashtu siç është. Ia lëmë Ujësjellësit Shkup dhe K[shillit Drejtues të tyre që të marrë vendim në bazë të vendimit tonë, e pastaj ajo duhet të dërgohet në Këshillin e Qytetit të Shkupit”, tha Bislimoski në përgjigje të pyetjes së gazetarëve para fillimit të prezantimit të studimit “Efektet e krizës ushqimore dhe energjisë tek fëmijët dhe familjet në Maqedoninë e Veriut”.
Besoj, shtoi, se ky do të jetë një mësim për të gjitha ndërmarrjet e tjera publike që kur të bëjnë kërkesë, të qëndrojnë në atë kërkese, e jo të politizojnë.
“Nuk fshihemi pas vendimit tonë që e kemi marrë, sepse është në kuadër të normales dhe rritje prej shtatë denarë nuk është kurrfarë shpenzim mujor. Prandaj nuk ka nevojë për populizëm. Ne si institucion nuk e shohim kush prej nga është dhe kemi mbështetur ndërmarrjet komunale publike që të kenë çmim të subvencionuar të energjisë elektrike dhe atë çmim e kanë”, thekson Bislimoski.
I pyetur se çfarë do të ndodhë me kërkesat e komunave të tjera për rritjen e çmimit të ujit, tha se për momentin duke u shqyrtuar.
“Ohri ka paraqitur kërkesë për rritjen e çmimit të ujit për rreth 70 për qind. Këtë po e shqyrtojmë, por kur dikush do të parashtrojë kërkesë për rritje çmimi 70 për qind, nuk ka realitet. Para se të parashtrohet një kërkesë e tillë, duhet të mendohet. Ne nuk do të lejojmë që çmimi të rritet për 70 për qind që të mundet ndërmarrjet komunale publike, jo vetëm në Ohër, por në të gjithë shtetin, të jenë fabrikë për punësim, sepse në fund nuk do të kemi ujë”, tha Bislimoski dhe shtoi. se rritje të çmimit kanë kërkuar dhe Koçani dhe Resnja.