Bislimi e Petkoviq në takimin e radhës në Bruksel

Emisari special i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak ka njoftuar se sot në Bruksel do të takohet kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, dhe ai i Serbisë, Petar Petkoviq.

Përmes një postimi në Facebook të hënën, ai ka theksuar se në takimin e sotëm do të fliet për hapat konkret për zhbllokimin e zbatimit të marrëveshjeve.

Mes tjerash, Lajçak ka shkruar edhe për takimet e javës së kaluar në Bruksel në kuadër të dialogut.

“Javën e kaluar, Borrell dhe unë pritëm Presidentin Vuçiq dhe Kryeministrin Kurti në Bruksel për një tjetër takim të Dialogut Beograd-Prishtinë”.

Sipas tij, nga ky takim nuk është parë ndonjë përparim për zbatimin e marrëveshjes për rrugën e normalizimit të raporteve mes dyja vendeve.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share