Përpjekjet ndërkombëtarë për ta ndërmjetësuar një armëpushim midis Izraelit dhe Hamasit pritet të rinisin në kryeqytetin e Egjiptit, Kajro.
Siç shkruan CNN, koha e saktë e bisedimeve është e paqartë, por bëhet e ditur se ato do të mbahen në nivel ekspertësh, teksa bisedimet e fundit në Paris kanë përfshirë edhe nivelin e drejtorëve.
Në bisedimet për armëpushim pritet të marrin pjesë negociatorë nga ShBA-ja, Izraeli, Egjipit dhe Hamasi, teksa nuk dihet nëse ata nga Katari do të jenë pjesë e takimit.
Izraeli i ka kërkuar Hamasit një listë të pengjeve që janë gjallë dhe të vdekur teksa Hamasi ende nuk i është përgjigjur takimit të Parisit të së premtes së kaluar, i cili u pasua këtë javë nga takime teknike në Doha me ekipe nga ShBA-ja, Egjipti, Katari dhe Izraeli.