Bisedë telefonike Osmani-Dendias: Pavarësisht skadimit të afatit të rregullt, kërkimi i të riut të zhdukur vazhdon edhe nesër

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij grek, Nikos Dendias, gjatë së cilës është diskutuar për situatën e kërkimit  të të riut të zhdukur nga vendi.
Osmani thekson se pavarësisht skadimit të afatit të rregullt, është marrë vendimi që autoritetet greke të vazhdojnë kërkimet për te riun e zhdukur.
Shpreha mirënjohjen për këtë vendim, si dhe për përpjekjet dhe sakrificat e rojes bregdetare greke, të Forcave Ajrore dhe të popullsisë lokale të përfshirë në këtë kërkim.
Ndryshe aksioni I shpëtimit filloi të shtunën në orët e pasditës, pasi tre shtetasit e RMV-së, kanë hyrë në det në plazhin Miti dhe për shkak të motit të keq janë larguar nga bregu I detit.

Gjendja shëndetësore e dy shtetasve të cilët janë nxjerrë nga deti është e mirë.

Ndërsa kërkimet e deritanishme për personin e tretë të zhdukur nga uji, ajri dhe toka nuk sollën rezultate./KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share