Kryeministri Edi Rama ndodhet këtë të Enjte në Granada të Spanjës atje ku po zhvillohet samiti i Komunitetit Politik Evropian.
Ai ka ndarë në Facebook-un e tij, foto nga takimet me krerët më të lartë të shteteve dhe përfaqësues të lartë të Bashkimit Evropian si Lajçak, Borrell apo Charles Michel.
Rama siç duket dhe në foto, ka biseduar me personazhet më të rëndësishme nga 47 liderët europianë si: Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenksy, kryeministrja italiane Giorgia Meloni, kancelari gjerman Olaf Scholz, kreu i qeverisë britanike Rishi Sunak, presidenti i Francës Emmanuel Macron e të tjerë.
Përpos diskutimeve mbi çështjet më të rëndësishme të momentit për kontinentin, në disa tryeza mesa duket s’kanë munguar as batutat.
Shihni fotot më poshtë:
Një vëmendje të veçantë në këtë samit do të ketë situata e tensionuar mes Kosovës dhe Serbisë./tvklan.al