Bilanc tragjik në Gaza, gjenden gati 300 trupa në një varr masiv në oborrin e spitalit

Një varr masiv me afro 300 trupa është zbuluar në një spital në qytetin e Gazës, Khan Younis. Lajmin e kanë bërë të ditur punonjësit e Mbrojtjes Civile të Gazës pas tërheqjes së forcave izraelite nga zona në fillim të muajin Prill.

Kolonel Yamen Abu Suleiman, Drejtor i Mbrojtjes Civile në Khan Younis, tha për CNN se sot janë gjetur 73 trupa në oborrin e Kompleksit Mjekësor Nasser, duke e çuar bilancin tragjik në rreth 300 viktima.

Sulejmani pretendoi se disa prej trupave ishin gjetur me duar dhe këmbë të lidhura, dhe kishte shenja të ekzekutimeve në terren. Nuk dihet nëse janë varrosur të gjallë apo janë ekzekutuar. Shumica e trupave janë të dekompozuar.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Një burrë në vendngjarje tha se ende nuk e kishte gjetur trupin e djalit të tij 21-vjeçar, i cili u vra në Janar.

“Nuk e kam gjetur ende. E kishim varrosur atje. Por ne nuk mund ta gjejmë atë. Dhe ne donim t’i bënim atij një varr.”

Më parë, një zëdhënës i Mbrojtjes Civile të Khan Younis dhe kreu i misionit të kërkimit, Raed Saqr, tha se janë duke kërkuar për trupat e 400 personave të tjerë të zhdukur pas largimit të ushtrisë izraelite më 7 Prill./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share