Kryetari i Lëvizjes Besa i është kundërpërgjigjur thirrjes së Ali AHmetit të BDI-së për t’u bashkuar rreth të ardhmes evropiane të vendit. Sipas Kasamit, Ahmeti nuk ka kredibiltet për të bërë thirrje të tilla.
“Thirrjet publike të Ali Ahmetit drejt Lëvizjes BESA janë hipokrizi politike të cilën jemi mësuar ta shohim shpesh nga lideri i Artan Grubit.
Nuk ka kredibilitet politik të fton për unifikim njeriu i cili shkeli marrëveshjen politike që ka dalë nga “Deklarata e përbashkët e partive politike”. Ali Ahmeti dhe BDI është mirë të unifikojnë veten e tyre dhe pastaj të merren me tjerët”, thuhet në reagimin e Bilall Kasamit./KlanMacedonia