Bilall Kasami e realizoi të drejtën e votës dhe bën thirrje për ndryshim

Bilall Kasami, kryetari i Lëvizjes Besa, ka shfrytëzuar të drejtën e tij të votës. Pas votimit, Kasami bëri një deklaratë ku shprehu optimizmin dhe shpresën për të ardhmen.

“Sot, si të gjithë shqiptarët që e duan ndryshimin, shpreha të drejtën e votës. Ndryshimi që VLEN po vjen,” tha z. Kasami. “Andaj ju ftojë të gjithëve që të dilni e të votoni, që të jeni pjesë e ndryshimit që të gjithë e presim me padurim.”

Kjo deklaratë vjen në një kohë kur Lëvizja Besa, së bashku me partitë e tjera opozitare, ka formuar koalicionin “VLEN”. Koalicioni synon të sjellë një frymë të re në politikën e Maqedonisë së Veriut dhe të përmirësojë jetën e qytetarëve përmes reformave dhe politikave të reja.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Z. Kasami dhe liderët e tjerë të koalicionit kanë ftuar partitë e tjera politike, organizatat joqeveritare dhe individët që ndajnë të njëjtat vlera për të bashkuar forcat në këtë “karvan fitues”, me qëllim sjelljen e ndryshimit të shumëpritur.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share