Bilall Kasami akuzon shoqatën Space për aktivitete të pahijshme (VIDEO)

NGA SPACE: PËR KETË SHPIFJE DO TË DREJTOHEMI TEK ORGANET KOMPETENTE LIGJORE

Nga Komuna e Tetovës në pres për mediat dolën me deklaratë lidhur me çështjen e organizatës për të rinj Space ku kërkohet që të lirojnë objektin e ish radio Tetovës.

Kryetari i komunës se Tetovës nder tjerat  akuzoi organizatën Social-Cultural Space Tetova,  se po i manipulon edhe shoqatat tjera dhe se po tenton në mënyrë të padrejtë që të përvetësojë këto hapësira me tendencën e krijimit të monopolit kundrejt shoqatave tjera.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Duke llogaritur në ankesat e drejtuara deri në komunën e Tetovës nga prindër të cilët janë ankuar se aty për aktivitete të natyrës së ndryshme që nuk kanë të bëjnë aspak me vlera kulturore por përdoren nxënës të shkollave të mesme që faktikisht janë nën moshën 18 vjeçare, ne si komunë obligohemi për mbrojtjen e pronës dhe interesit publik, duke mbajtur përgjegjësi në çdo lloj fatkeqësie që mund të ndodhë dhe të njëjtën përgjegjësi nuk e kemi kaluar me asnjë dokument tek ndonjë autoritet tjetër” – tha Bilall Kasami, kryetar i komunës së Tetovës.

E në deklaratën e Kasamit ku tha se aty behën aktivitete të natyrës së ndryshme që nuk kanë të bëjnë aspak me vlera kulturore, e në pyetjen e gazetareve se për çfarë aktivitetesh konkretisht behet fjalë kryetari i komunës së Tetovës tha.

“Ankesat nga prindit janë për të rinjtë nën moshën 18 vjeçare, ku behën aktivitete ku realisht duhet të jenë për moshat mbi 18 vjeçare dhe një pjese e atyre aktiviteteve kanë qenë në publik të prezantuara edhe nga vetë shoqata, por ankesa te tilla kam edhe unë personalisht nga prind të nxënësve të shkollës fillore. Për çfarë aktivitete konkretisht? Aktivitete pornografike” – deklaroi Kasami.

Nga organizata Social-Cultural Space Tetova reaguan menjëherë lidhur me këtë akuzë duke e quajtur të pa bazë dhe jo të vërtete.

“Kryetari në detyrë i qytetit të Tetovës Bilall Kasami në pres konferencën e sotme për media përveç shpifjeve dhe qasjeve të gabuara të zakonshme për komunitetin dhe hapësirën tonë dhe të rinjtë që kanë krijuar, mirëmbajtur dhe frekuentuar atë për 4 vite, sot pa asnjë turp publikisht na akuzoi për organizim të aktiviteteve pornografike në hapësirat tona, ne jemi të shokuar nga kjo deklaratë thellësisht fyese e në veçanti qe ajo vjen nga hapësirat e komunës së qytetit, tempulli i cili do të duhej të ishte ndihma e parë për përmirësimin e kushteve të qytetareve dhe të rinjtë” – tha Muhamer Mustafa.

Nga shoqata space shtuan se për ketë dezinformatë dhe shpifje të rëndë do të drejtohen tek organet kompetente ligjore në vend. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Avni Tahiri

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share