Kasami: Funksionarët e BDI-së i mashtruan qytetarët!
Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka akuzuar Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI) për regjistrimin e fundit, duke pretenduar se kjo parti ka “mashtruar shqiptarët” për rregullat e regjistrimit dhe për përllogaritjen e banorëve rezidentë.
Sipas tij nuk është propblem ulja e këshilltarëve në komuna pasiqë janë fshirë banorët jorezident në komuna por keqmenaxhimi I Komunave dhe mashtrimi që ka bërë sipas tij BDI.
“Ju e dini që nga Ali Ahmeti deri te funksionarët e tjerë të BDI-së u mashtruan shqiptarët, duke u thënë se të regjistruarit do të llogariteshin si rezidentë. Pas përfundimit të procesit, ata heshtën dhe nuk dolën për të sqaruar pse 200,000 shqiptarë rezidentë nuk figurojnë në evidencën e Republikës së Maqedonisë. Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për uljen e numrit të këshilltarëve, që në fund të fundit do të lehtësonte buxhetin e komunave, duke paguar më pak për këshilltarët .Pasojat më të mëdha dhe tragjedia më e madhe për shqiptarët qëndrojnë te keqfinancimi i komunave.” tha Kasami.
Por pavarsishtë deklaratave të këtilla mha funskionarët e VLEN, faktet flasin ndryshe. Vendimi për fshirjen e qytetarëve jorezident nga evidenca dhe mosloogaritja e tyre në numrin e përgjithshëm të banorëve në komuna është mar nga qeveria aktuale e kryesuar nga Mickovski.
Zyrtar të BDI-së reaguan në rrjetin social Facebook duke publikuar dokumentin e miratuar nga qeveria aktuale.
“Vendimi i sjellë në qeveri është vetëm implementim i ligjit; nuk mundet qeveria t’i përcaktojë rregullat që përcaktohen me ligj, ne vetëm respektojmë ligjin,” tha Kasami.
Me këtë vendim të qeverisë është e qartë se numri I këshilltarëve në komunat e banouara kryesishtë me shqiptarë në zgkedhjet e ardhshme lokale të do shënoj uljedrastike. /tvklan.mk