Bie numri i shqiptarëve që shkojnë me gomone në Angli

RËNIA E NUMRIT TË TYRE KA ARDHUR QË PAS MARRVESHJES SË ARRITUR PËR EMINGARTËT MES LONDRËS DHE TIRANËS

Numri i emigrantëve shqiptarë që tentojnë të shkojnë me gomone në Britaninë e Madhe ka rënë ndjeshëm. Sipas ‘Telegraph’  rënia e tyre ka ardhur pas marrëveshjes së arritur mes Londrës dhe Tiranës.

Bie numri i emigrantëve shqiptarë që shkojnë me gomone në Britaninë e Madhe

Gazeta “The Telegraph”, bazuar në një analizë të  shifrave zyrtare shkruan se ka një rënie prej 93% krahasuar me shifrat e vitit 2022.

Rënia e numrit të emigrantëve shqiptarë vjen pasi autoritet britanike arritën një marrëveshje  me ato shqiptare për kthimin e shpejtë të emigrantëve të paligjshëm në atdhe, një marrëveshje që u arrit vitin e kaluar.

Në listën e emigrantëve që shkojnë ilegalisht  në Mbretërinë e Bashkuar renditen ndër vendet e para ata nga Turqia, me një shifër gati trefish me të lartë.

Londra negocioi një marrëveshje të re me Ankaranë për të rritur bashkëpunimin në çmontimin e furnizimit me gomone për bandat që merren me trafikimin e qënieve njerzore.

Aktualisht, qeveria  e kryeministrit Rishi Sunak është në bisedime për të vendosur një marrëveshje kthimi që do të lejonte dëbimin e shpejtë të emigrantëve turq .

GAZETARE: XHUANA LIKA

Lexo gjithashtu
Total
0
Share