Rënia e lindjeve, rritja e numrit të vdekjeve dhe trendi në rritje i migrimit të popullsisë mund të jenë shkaktarë të ndryshimeve demografike në Kosovë.
Sipas të dhënave nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, bilanci i migrimit ndërkombëtar për vitin 2021 ishte -38,606 banorë, ndërsa popullsia rezidente e Kosovës për periudhën 01 janar – 31 dhjetor 2021 u zvogëlua për -24,215 banorë.“Bilanci i migrimit ndërkombëtar (migrimi neto) për vitin 2021 ishte (-38 606 banorë).
Ndërkaq, popullsia rezidente e Kosovës, për periudhën 01 janar – 31 dhjetor 2021, u zvogëlua për (-24 215 banorë)”.
Tutje siç bëjnë të ditur nga kjo agjenci, në vitin 2011 numri i lindjeve ishte 27,626 ndërsa në vitin 2021 janë 22,830 lindje. Sipas këtyre statistikave krahasuar me vitin 2011 janë 4.769 më pak lindje se në vitin 2021.
Bie nataliteti, rritet migrimi dhe mortaliteti në Kosovë
PRISHTINË | 08 TET 2022 | 15:49 | Nga Ekonomia Online
Rënia e lindjeve, rritja e numrit të vdekjeve dhe trendi në rritje i migrimit të popullsisë mund të jenë shkaktarë të ndryshimeve demografike në Kosovë.Sipas të dhënave nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, bilanci i migrimit ndërkombëtar për vitin 2021 ishte -38,606 banorë, ndërsa popullsia rezidente e Kosovës për periudhën 01 janar – 31 dhjetor 2021 u zvogëlua për -24,215 banorë.“Bilanci i migrimit ndërkombëtar (migrimi neto) për vitin 2021 ishte (-38 606 banorë). Ndërkaq, popullsia rezidente e Kosovës, për periudhën 01 janar – 31 dhjetor 2021, u zvogëlua për (-24 215 banorë)”.Tutje siç bëjnë të ditur nga kjo agjenci, në vitin 2011 numri i lindjeve ishte 27,626 ndërsa në vitin 2021 janë 22,830 lindje. Sipas këtyre statistikave krahasuar me vitin 2011 janë 4.769 më pak lindje se në vitin 2021.
Sa i përket numrit të rasteve të vdekjeve në vitin 2011 janë gjithsej 7.111 persona, ndërsa në vitin 2021 kanë ndodhur 13.019 vdekje.
Krahasuar me vitin 2011, në vitin 2021 ka rritje të numrit vdekjeve në vend. Sipas ASK-së, jetëgjatësia mesatare në Kosovë për vitin 2011 është vlerësuar të jetë 76,7 vite, për meshkuj 74,1 vite, kurse për femra 79,4 vite.
Ndërsa, gjatë vitit 2021, popullsia e Kosovës pati një rritje natyrore për 14,391 persona.
“Është vlerësuar se gjatë këtij viti kanë: ndërruar vendbanimin (komunën) e tyre, 7.353 persona; imigruar (përfshi të kthyerit) në Kosovë, 4.122 persona; dhe kanë emigruar 42.728 persona”, kanë thënë nga ASK për Telegrafin.
Gjithashtu popullsia në Kosovë për vitin 2021 vlerësohet të jetë 1,773. 971 banorë rezidentë, raporton telegrafi.Siç thonë nga ASK, jetëgjatësia mesatare në Kosovë për vitin 2011 është vlerësuar të jetë 76,7 vite, për meshkuj 74,1 vite, kurse për femra 79,4 vite.Nga ASK-ja po ashtu thonë se popullsia në Kosovë për vitin 2021 vlerësohet të jetë 1,773. 971 banorë rezidentë.
Ndryshe, Qeveria e Republikës së Kosovës në mbledhjen e 99-të, të mbajtur më 30 shtator 2022, mori Vendim (Nr. 28/99) për caktimin e datës së Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave (REKOS) në KosovëSipas këtij Vendimi, REKOS do të realizohet në periudhën kohore, nga data 1 shtator deri më 16 tetor 2023.Sipas këtij Vendimi, Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) obligohet që t’i fillojë përgatitjet për realizimin e REKOS 2023 në periudhën e caktuar kohore.
Ndërkohë, që obligohet çdo banor i Republikës së Kosovës, që gjatë Regjistrimit, zyrtarit për regjistrim t’ia ofrojë të gjitha të dhënat e sakta për vete dhe për të afërmit e tij/e saj.Tutje, në mbledhjen e 99-të, Qeveria e Republikës së Kosovës me Vendim Nr. 09/99 propozoi gjashtëmbëdhjetë (16) emrat e kandidatëve për anëtarë të Komisionit Qendror të Regjistrimit (KQR), lista e të cilëve do t’i procedohet Kuvendit të Republikës së Kosovës për aprovim. /EkonomiaOnline