Bie çmimi i dizelit

Çmimet me pakicë të Eurodizelit dhe vajit ekstra të lehtë për amvisëri nga mesnata do të ulen për 2,50 denarë për litër, ndërsa çmimet e benzinës Eurosuper BS-95 dhe Eurosuper BS-98 nuk do të ndryshojnë. Kështu vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë.

Çmimi i ri i Eurodizel BS do të jetë 78,00 denarë, ndërsa vaji ekstra i lehtë 77,50 denarë për litër.

Edhe Mazuti do të shitet më lirë, me çka një kilogram do të kushtojë 43.743 denarë./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share