Bie aksidentalisht nga lartësia e fabrikës ku po punonte, vdes 50-vjeçari

Rreth orës 15:30, në fshatin Rrilë, Lezhë, shtetasi N. Gj., 50 vjeç, duke punuar në fabrikën në pronësi të tij, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia dhe si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën në spital.

Grupi hetimor vijon veprimet në vendin e ngjarjes, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të kësaj ngjarjeje./Tv Klan/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share