Biden siguron Zelenskyn se SHBA do t’i dërgojë Ukrainës 60 miliardë $ ndihma

Presidenti i SHBA, Joe Biden e ka siguruar homologun e tij ukrainas se 60 miliardë Dollarë ndihmë ushtarake është në rrugë e sipër. Edhe pse duhet të kalojë një votim përfundimtar në Kongres, Biden i tha Zelenskyt se kishte besim se ndihma do të miratohej.

Në fillim të kësaj jave, Senati i SHBA miratoi një paketë ndihme të huaj prej 95 miliardë Dollarësh, e cila përfshin 60 miliardë Dollarë për Ukrainën pas disa muajsh mosmarrëveshje politike.

Por ajo ende përballet me një betejë të vështirë në Dhomën e Përfaqësuesve, ku anëtarët e Partisë Republikane janë të ndarë për vendimin që duhet të marrin.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Zelensky kishte bërë më parë një apel urgjent për më shumë armë për të shmangur një “situatë katastrofike” në Evropë. Presidenti ukrainas u kërkoi gjithashtu ligjvënësve amerikanë të miratojnë paketën financiare./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share