Biden shpreh mbështetjen e SHBA për popullin e Turqisë dhe të Siris

US President Joe Biden speaks about his economic plan at LIUNA Training Center in DeForest, Wisconsin, on February 8, 2023. (Photo by Mandel NGAN / AFP) (Photo by MANDEL NGAN/AFP via Getty Images)

Presidenti i SHBA, Joe Biden i ka shprehur ngushëllimet dhe mbështetjen e SHBA-së Turqisë dhe Sirisë për tërmetin shkatërrimtar që goditi këta 2 popuj.

“Mendimet dhe lutjet tona shkojnë për popullin e Turqisë dhe të Sirisë. Shprehim ngushëllimet tona më të thella për humbjen e kaq shumë jetëve. Mendimet tona shkojnë gjithashtu tek të mbijetuarit, të cilët janë prekur nga kjo tragjedi”, u shpreh Presidenti Biden teksa komunikonte me anëtarët e sindikatës në Wisconsin.

Gjatë fjalës së tij, presidenti amerikan Biden theksoi se ka folur me presidentin turk Erdogan të cilit i ka shprehur në emër të SHBA-së mbështetje të plotë si dhe ekipe të shpëtimit dhe të rimbëkëmbjes.

Presidenti Biden shtoi se në Siri vazhdon që të mbështesë partnerët humanitarë me pajisje dhendihmë për msionet e kërkimit dhe të shpëtimit.

“SHBA është donator kryesor në të gjitha zonat e Sirisë, pavarësisht se kush e kontrollon territorin. Kjo ka të bëjë me shpëtimin e jetëve njerëzore. Ne mbetemi të palëkundur në angazhimin tonë për të mbështetur popullin e Turqisë dhe të Sirisë në këtë kohë të vështirë për ta”, tha Presidenti Biden./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share