Biden shmang Kongresin, do t’i dërgojë 14 mijë predha Izraelit

QEVERIA AMERIKANE SHMANGI PROCESIN E RISHIKIMIT NGA KONGRESI DUKE PERDORUR NJE MASE URGJENTE PER SHITJEN E TYRE

Administrata e Presidentit Biden ka vendosur të anashkalojë diskutimin në Kongres dhe ka përdorur një masë urgjente për t’i çuar Izraelit rreth 14 mijë predha tankesh. Këto predha kapin vlerën e 106.5 milionë dollarëve. Aktivistë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut shprehen të shqetësuar se akti bie ndesh me përpjekjet për t’i ushtruar presion Izraelit.

Një paketë ndihme që përfshin rreth 14 mijë predha tankesh, është miratuar nga administrata amerikane për Izraelin, duke shmangur kështu miratimin nga Kongresin.

Departamenti amerikan i Shtetit përdori një masë urgjente të bazuar në një ligj për eksportin e armëve për shitjen e predhave të tankeve, të cilat do dërgohen në mënyrë të menjëhershme në Izrael.

Nëpërmjet një deklarate, Pentagoni bëri të ditur se predhat janë pjesë e një pakete më të madhe, prej më shumë se 500 milionë dollarësh dhe përfshin 45 mijë predha për tanket izraelite të tipit Merkava.

Ndërsa luftimet intensifikohen, mënyra se si po përdoren armatimet amerikane dhe në cilën zone të konfliktit, po vëzhgohen me kujdes, edhe pse zyrtarët amerikanë janë shprehur se nuk kanë plane për të vendosur kushte për ndihmën ushtarake ndaj Izraelit .

Aktivistë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut kanë shprehur shqetësim mbi shitjen e predhave, duke thënë se akti bie ndesh me përpjekjet e Uashingtonit për të ushtruar trysni ndaj Izraelit për të ulur numrin e viktimave civile.

Paketa e propozuar për shitjen e armëve për Izraelin shpreh angazhimin e Shteteve të Bashkuara për sigurinë e këtij vendi dhe për forcimin e aftësive të tij mbrojtëse.

Sipas deklaratës së Pentagonit, Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken kërkoi që predhat e tankeve duhet t’i jepen Izraelit menjëherë, në interes të sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share