KREU I SHTEPISE SE BARDHE: SYNOJ EDHE NJEHER TE DREJTOJ AMERIKEN VITIN E ARDHSHEM
Presidenti amerikan Joe Biden ka deklaruar se ka në plan që të rikandidojë për zgjedhjet e vitit të ardhshëm. Por ende nuk ka dhene nje date zyrtare per te njoftuar se do te marre pjese ne presidencialet amerikane te vitit 2024.
“Kam në plan të kandidoj… por nuk jam ende i përgatitur për ta shpallur atë”. Kështu u shpreh presidenti amerikan Joe Biden në një intervistë për emisionin “Today” në NBC.
Biden edhe më herët ka thene se synon sërish Shtëpinë e Bardhë për vitin e ardhshëm .Ashtu edhe nënpresidentja Kamala Harris deshiron te kandidoje.
Këshilltarët kryesorë të Shtëpisë së Bardhë do të marrin vendimet përfundimtare për nisjen e fushatës së rizgjedhjes së Biden, sipas asaj që raporton NBC News. Gjatë një konference për shtyp nëntorin e kaluar, presidenti foli për një mandat tjetër, por tha se do ta diskutonte me familjen e tij gjatë festave të fundvitit.
Në shkurt të këtij viti Zonja e Parë Jill Biden beri me dije se kërkon edhe njëherë të mbaj postin e presidentit të SHBA-ve.
Aktualisht janë dy kandidatë të shpallur per presidencialet e 2024-s nga demokratët Marianne Williamson dhe aktivisti kundër vaksinave Robert Kennedy Jr. Ndërsa nga republikanet, ish-presidenti Donald Trump po kërkon një mandat të dytë pavarësisht akuzave me të cilat u përball në gjyqin e javës së kaluar.
GAZETARE: LIVIA KALLFA