Biden paralajmëron sanksione shtesë për Navalny-n

BE kërkon hetim ndërkombëtar, Rusia i injoron

Aleatët perëndimorë janë të bindur se Vladimir Putin ka përgjegjësi për vdekjen në burg të kundërshtarit të tij kryesor politik Aleksei Navalnit. Presidenti amerikan Joe Biden paralajmëroi se do t’i vendosë Moskës, sanksione shtesë për vdekjen e Navalnit, krahas atyre për Ukrainën.

Ndërsa Bashkimi Europian shprehu sërish mungesën e plotë të besimit që ka tek Rusia dhe kërkoi hetim ndërkombëtar për vdekjen e Navalnit. Megjithatë, Moska injoroi thirrjet e perëndimit dhe refuzoi kërkesën për hetim ndërkombëtar.

Nëna e Aleksei Navalnit denoncoi ndalimin që autoritetet ruse i bënë për të parë trupin e të birit, me argumentimin se për dy javë nuk mund t’i afrohen pasi po i nënshtrohet analizave kimike për gjetjen e shkakut të vdekjes.

Ndërsa bashkëshortja e tij hodhi dyshime të forta se Navalni mund të jetë helmuar me Noviçok, një arsye e fortë sipas saj pse as familjarët nuk lejohen të afrohen, pasi substanca është shumë helmuese.

 

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share