Biden njofton falje të dënimeve për marijuanën

ADMINISTRATE NE SHBA PO MERR HAPA DREJT DEKRIMINALIZIMIT TE DROGRAVE

KOKA: Kreu i Shtëpisë së Bardhë Joe Biden ka falur të gjithë amerikanët të cilët kanë marrë dënime në nivel kombëtar për posedim të marijuanës. Vendimi i presidentit përmbush një premtim të fushatës përpara zgjedhjeve afatmesme të nëntorit. Aksionet e kultivuesve dhe shitësve të kanabisit u rritën pas komenteve të Biden me më shumë se 20%.

Presidenti Joe Biden ka falur të gjithë amerikanët që janë dënuar për posedim të sasive të vogla të marijuanës.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Zyrtarët vlerësojnë se do të përfitojnë rreth 6,500 njerëz që kanë marrë dënime federale. Askush nuk është aktualisht në burgun federal vetëm për këtë akuzë. Por faljet federale do ta bëjnë më të lehtë për njerëzit të gjejnë punësim, strehim dhe arsim.

Presidenti amerikan Joe Biden premtoi të dekriminalizonte përdorimin e kanabisit. “Shumë jetë janë shkatërruar për shkak të qasjes sonë të dështuar ndaj marihuanës. Është koha që t’i korrigjojmë këto gabime. Ashtu si askush nuk duhet të jetë në një burg federal vetëm për shkak të posedimit të marihuanës, askush nuk duhet të jetë në një burg lokal ose në një burg shtetëror për këtë arsye,” tha Biden.

Gati 40 shtete amerikane kanë legalizuar përdorimin e marijuanës, por ajo mbetet plotësisht e paligjshme në disa shtete dhe në nivel federal. Vendimi i presidentit përmbush një premtim të fushatës përpara zgjedhjeve afatmesme të nëntorit.

Me faljen e personave kreu i Shtëpisë së Bardhë synon legalizim më të gjerë të marijuanës, një lëvizje e mbështetur nga shumica e amerikanëve dhe do të çonte në ndryshime gjithëpërfshirëse për kompanitë dhe zbatimin e ligjit dhe do të ndikonte në miliona njerëz.

Aksionet e kultivuesve dhe shitësve të kanabisit u rritën pas komenteve të Biden me më shumë se 20%. Mbështetësit e mirëpritën masën dhe ndikimin e saj në pabarazitë racore në sistemin e drejtësisë amerikane. Në ditën e tij të fundit në detyrë, Donald Trump fali 12 shkelës të marihuanës, duke përfshirë disa që ishin dënuar me burgim të përjetshëm.

Industria globale e kanabisit parashikohet të arrijë në 55 miliardë dollarë në shitje deri në vitin 2026, me tregun amerikan që do të rritet në 40 miliardë dollarë. Ekspertët e industrisë besojnë se reformat federale të SHBA-së mund t’i rrisin këto shifra më shumë.

GAZETARE: LIVIA KALLFA

PAMJET: REUTERS

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share