Presidenti Joe Biden ka mbërritur në Paris ku u prit me një ceremoni zyrtare nga presidenti francez, Emmanuel Macron.
Në konferencën e tyre të përbashkët, dyshja prekën shumë tema, ndërsa nuk u la pa u përmendur edhe nisja e pushtimit rus të Ukrainës, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.
Bideni tha se nëse lejohet që presidenti rus, Vlladimir Putin të fitojë në Ukrainë, e gjithë Evropa do të jetë e kërcënuar. Megjithatë, ai tha se “nuk do të lejojmë që kjo të ndodhë”.
“E dimë se çfarë ndodhë nëse (presidenti rus Vlladimir) Putini ia del të nënshtrojë Ukrainën. … Dhe e dimë se Putini nuk do të ndalet në Ukrainë – nuk është vetëm Ukraina, është shumë më shumë se Ukraina. E gjithë Evropa do të kërcënohet. Ne nuk do të lejojmë që kjo të ndodhë”, tha Biden, duke ritheksuar, “Nuk do t’ia kthejmë shpinën”.