Presidenti amerikan, Joe Biden sot pasdite mbajti fjalim të madh në kryeqytetin e Polonisë, Varshavë, pas vizitës së djeshme në kryeqytetin ukrainas, Kiev.
“Kievi qëndron lartë, krenar dhe çka është më me rëndësi, i lirë”, tha Biden.
“Putin mendonoi se do të dorëzohemi, gaboi. Mendoi se NATO do të shndërrohet në Finlandë, ndërkaq në vend të kësaj ndodhi NATOizimi i Finlandës dhe Suedisë”, tha ai, duke shtuar se NATO-ja është më e bashkuar se kurdo herë.
“Putini më shumë dyshon në unitetin tonë, por dyshon edhe në qëndrueshmërinë tonë. Por, nuk ka dyshim. Mbështetja jonë për Ukrainën nuk do të dobësohet dhe nuk do të lodhemi. Dashuria e popullit ukrainas do ta mbisundojë dëshirën e Putinit për fuqi dhe vend. Bëhet fjalë për lirinë”, tha Bajden, i cili dia herë i përmendi vlerat e demokracisë.
“Autokratët kuptojnë vetëm një fjalë – jo, jo, jo”, tha presidenti amerikan dhe shtoi se “Ukraina asnjëherë nuk do të jetë fitore ruse”.
“Para një viti tanket ruse hynë në Ukrainë, Ukraina akoma është e lirë”, tha ai.
“Bombardojnë shkolla, spitale, stacione hekurudhore…”, tha Biden për Rusinë.
“Iu drejtohem qytetarëve të Rusisë. SHBA-ja dhe NATO-ja nuk dëshirojnë ta shkatërrojnë Rusinë, nuk ka komplot kundër Rusisë, siç tha sot Putini. Kjo luftë nuk është domosdoshmëri por tragjedi. Putini mund ta përfundojë luftën me një fjali. Fitorja e Rusisë do të thoshte fund për Ukrainën, sepse kujdesemi që Ukraina të mund të mbrohet”, tha Biden.
Ai përmendi se si Polonia ka prnauar miliona refugjatë nga Ukraina.
“Ne qëndrojmë krah lirisë. Atë e bëjnë amerikanët dhe të tillë janë amerikanët”, tha ai. “Putini tentoi ta çojë drejt urisë Evropën, ta parandalojë Ukrainën të ekspretojë ushqim, të shkaktojë krizë globale ushqimore. Kjo posaçërisht do t’i godasë vendet afrikane”, tha ai.
“Ukraina është e lirë, sovrane dhe demokratike”, tha ai.
“I vendosëm sanksionet më të fuqishme që ndodnjëherë të imponuara një vendi dhe do të vendosim më shumë. Kemi se me pka të krenohemi në vitin e kaluar. Por, megjithatë do të ketë ditë të vështira. Do të qëndrojmë prapa Ukrainës përderisa ajo të mbrohet”, deklaroi Biden.
“Neni pesë i NATO-s është i fuqishëm si gur. Sulmi ndaj njërit është sulm ndj të gjithëve, ky është betim i shenjtë. betim i shenjtë për t’u mbrojtur çdo centimetër i territorit të NATO-s”, tha ai.
“Bota është në udhëkryq, vendimet që i sjellim tani do t’i caktojnë dekadat e ardshme. Nga njëra anë ëshë demokracia, ndërsa nga ana tjetër është diktatori i cili dëshiron ta shkatërrojë”, tha Bajden dhe shtoi se “nuk ka fjalë më të ëmbël se liria dhe nuk ka qëllim më të lartë se liria”.