Biden letër Ramës dhe Begajt

Vlerësohet bashkëpunimi Shqipëri – SHBA

Ne një mesazh falenderimi per kreret e shtetit shqiptar Rama e Begaj presidenti amerikan Joe Biden shpreh përkushtimin e Shtepise se Bardhe për te ndihmuar Shqipërinë në mënyrë domethënëse dhe të vazhdueshme në forcimin e mbrojtjes kibernetike sic ishte rasti me sulmin nga Irani. Biden vlerëson ndihmën bujare të Shqipërisë për strehimin e refugjatëve ukrainas dhe afganë si dhe garanton mbeshtetje per antaresimin e plote te vendit tone ne BE.

Gjatë takimeve me Kryeministrim Edi Rama dhe Presidentin Begaj përfaqësuesja e SHBA-së në OKB, Ambasadorja Linda Thomas-Greenfield u ka dorezuar atyre një mesazh falenderimi dhe mirënjohjeje nga Presidenti Biden.

Biden garanton ne kete leter popullin shqiptar për vijimin e mbeshtetjes ne rrugen e antaresimit te plote BE si dhe per bashkëpunim te fuqishëm në avancimin e marrëdhënieve dypalëshe, stabilitetin rajonal dhe sigurinë globale.

“Si aleatë të NATO-s, kemi punuar së bashku për të mbrojtur lirinë dhe demokracinë në të gjithë botën. Përballë agresionit rus kundër Ukrainës, kemi qëndruar krah për krah në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe kemi bashkëpunuar për rezoluta të lidhura me luftën e padrejtë dhe të paprovokuar të Rusisë si dhe për adresimin e sfidave të tjera globale”, thuhet në mesazhin e Joe Biden.

Presidenti Biden vlerëson ndihmën bujare të Shqipërisë për strehimin e refugjatëve ukrainas dhe afganë, si kontribut për një botë më të sigurt. Me tej shefi shtepise se bardhe i kujton Rames dhe Begajt faktin se qe ne muajin korrik SHBA-te u perkushtuan qe ta ndihmonin Shqiperine ne perpjekjet e saj per te investiguar, rikuperuar, dhe dhene pergjigjen e duhur sulmit kibernetik nga Irani.

“SHBA mbetet e përkushtuar për ta ndihmuar në mënyrë domethënëse dhe të vazhdueshme Shqipërinë në forcimin e mbrojtjes kibernetike, përfshirë mbështetjen financiare dhe ngritjen e një grupi pune për sigurinë kibernetike”, vijon më tej mesazhi i Presidentit të ShBA-së, Biden.

Shba-te sipas presidentit Biden derguan ne Tirane per te ndihmuar autoritetet ne hartimin e nje plani afatgjate kunder sulmeve kibernetike ambasadorin Nate Fick si dhe nje perfaqesues te shtepise se bardhe.

Ne 100-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, Presidenti Biden nënvizon se në vitet e ardhshme SHBA dëshirojnë që të thellojmë edhe më tej partneritetin strategjik. Ëashingtoni zyrtar garanton kreun e shtetit se do të mbështesë përpjekjet e Shqipërisë për një rol më të madh lidershipi, përmes promovimit të stabilitetit dhe sigurisë energjitike në Ballkanin Perëndimor.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share