Biden i quan aleatët e Trump ekstremistë

Në Filadelfia presidenti amerikan deklaroi se zgjedhjet në SHBA nuk do të vidhen kurrë nga ata që kanë humbur

Presidenti amerikan Joe Biden ka bërë një deklaratë të fortë për kundërshtarin e tij, ish-presidentin Donald Trump.

Nga Filadelfia, vendlindja e demokracisë amerikane u bëri thirrje amerikanëve gjatë një fjalimi që të shprehen kundër ekstremizmit kur të shkojnë në kutinë e votimit në nëntor, ndërsa ai intensifikoi kritikat ndaj politikanëve që mbështesin Trump. Ai tha se nuk do të lejojë që zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara të vidhen nga ata që thjesht refuzojnë të pranojnë se kanë humbur.

“Kam ardhur këtu në vendin ku e ka zanafillën gjithçka që t’i flas hapur kombit për kërcënimet me të cilat përballemi. Për forcën që kemi në dorë për t’u përballur me këto kërcënime. Ne nuk mund të jemi pro kryengritësve pasi ata janë të papajtueshëm. Nuk mund të lejojmë që dhuna të stacionohet në këtë vend. Nuk mund të lejojmë të cenohet integriteti i zgjedhjeve tona sepse kjo është një rrugë drejt kaosit. Unë do të mbroj demokracinë tonë me çdo fije të qenies sime dhe po i kërkoj çdo amerikani të bashkohet me mua”.

Pasi ia kushtoi pjesën më të madhe të vëmendjes në vitin 2022 inflacionit të lartë në vend dhe agresionit rus në Ukrainë, Biden filloi ditët e fundit të vërë në shënjestër republikanët e lidhur me Trump. Ai vuri në shënjestër lëvizjen e ish-presidentit Trump “Ta bëjmë Amerikën Përsëri Madhështore “.

“Forcat MAGA janë të vendosura ta çojnë këtë vend mbrapsht. Ata promovojnë liderë autoritarë dhe ndezin flakët e dhunës politike që janë një kërcënim për të drejtat tona personale, për ndjekjen e drejtësisë, për sundimin e ligjit, për vetë shpirtin e këtij vendi. Ata shikojnë turmën që sulmoi Kapitolin e Shteteve të Bashkuara më 6 Janar, që sulmoi brutalisht forcat e rendit, jo si kryengritës që i vendosën një kamë në fyt demokracisë sonë, por i shikojnë si patriot”. Fjalimi i kreut të administratës amerikane pasqyron një urgjencë në rritje për t’iu përgjigjur prirjeve antidemokratike mes republikanëve, si dhe nevojën për të parandaluar një fitore masive republikane në nëntor, si edhe për të krijuar mbështetje për një rikandidim të mundshëm të tij në vitin 2024.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share