Premton të mos përdorë paratë e takspaguesve për të shpëtuar bankat e falimentuara
Presidenti i SHBA-së Joe Bidensiguroi të Hënën se sistemi financiar amerikan është i sigurt, një përpjekje për të nxitur besimin, pas falimentimit të papritur të dy bankave. Ky zhvillim nxiti frikë për pasoja më të mëdha.
Të Premten, entet rregullatore amerikane mbyllën bankën “SiliconValley”, ndërsa ajo u përball me mungesë të likuiditetit, ndërsa klientët nxituan të tërheqin depozitat, për shkak të shqetësimeve lidhur me aftësitë paguese të bankës.
Ky është falimentimi i dytë më i madh në historinë e vendit, pas atij që ndodhi me bankën Washington Mutual në vitin 2008. Pas bankës “SiliconValley”, edhe një bankë e dytë, ajo “Signature”, me seli në New York falimentoi.
Duke folur nga Shtëpia e Bardhë, Presidenti Biden tha se do të kërkojë që përgjegjësit të japin llogari, ndërsa ushtroi trysni për mbikëqyrje e praktika më të mira që rregullojnë veprimtarinë e bankave më të mëdha. Presidenti premtoi se asnjë humbje nuk do të përballohet me paratë e taksapaguesve.
Presidenti Biden njoftoi gjithashtu shkarkimin e drejtuesve të bankave që falimentuan.
Me një vlerë kapitali prej 110 miliardë dollarësh, falimentimi i bankës Signature përbën rastin e tretë më të madh në historinë e SHBA-ve.
Një tjetër bankë në vështirësi, FirstRepublic, njoftoi të dielën se kishte forcuar situatën e saj financiare, falë financimit të siguruar nga Banka Qendrore dhe JPMorganChase.
Aksionet e bankave në Europë dhe Azi ranë të Hënën pasi falimentimi i bankës “Silicon Valley” fokusuar tek kompanitë startuptë teknologjisë.
Rënie të mëdha pësoi “Commerzbank” e Gjermanisë me 7.5% dhe Embattled-CreditSuisse 7.8%. Indeksi DAX i Gjermanisë ra me 2.5%.
Klan News