BFI: Tregu i Gjelbër në Tetovë bëhet me Mesxhid

Bashkësia Fetare Islame në Maqesoninë e Veriut ka njoftuar sot se është nënshkruar dokumentacioni nga ana e Myftinisë së Tetovës, me çka është pranuar pronë e re që do të shërbejë si “mesxhid” ku besimtarët që frekuentojnë tregun në Тetovë, të mund të kryejnë obligimet fetare, përcjel KlanM.

“Sot më 30.01.2024, Muftiu i Tetovës Dr. Selver Xhemaili i shoqëruar nga Drejtori i Sektorit fetaro-arsimorë, Fejzulla Sadiki dhe dashamirë të jetës fetare, nënshkruajti dokumentacionin e pranimit të Vakufit të Ri ‘Mesxhidit te Tregu i Gjelbër’. Falënderojmë të gjithë donatorët të cilët u bënë shkak që besimtarët të cilët e frekuentojnë Tregun e Gjelbër të kenë një vend ku do ti kryejnë obligimet fetare”, thuhet në njoftimin e BFI-së./tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share