Zhvillime të reja po ndodhin në Bashkësinë Fetare Islame të Maqedonisë së Veriut në ndërkohë që Muftinia e Tetovës, kundërshton vendimin e Reisit që të konvokoi mbledhje të Rijasetit pa i thirr të gjithë anëtarët e Rijasetit.
Në vijë të kësaj Muftinia e Bashkësisë Fetare Islame e Tetovës në mbledhjen e mbajtur sot në mënyrë unanime ka sjellë vendim që Konvokimi i Mbledhjes së Rijasetit të BFI së të RMV-SË, që mbahet sot në lokalet e BFI-SË , pa ftesë drejtuar përfaqësuesit legjitim të Muftinisë së Tetovës- Muftiut të Tetovës ( neni 34),në vendim thuhet se ne si muftini e Tetovës , e konsiderojmë jolegal ,pasi bëhet shkelje e drejtpërdrejtë e Kushtetutës së BFI së të RMV-SË.
Sipas Muftinisë së Tetovës ,mbledhja e fundit ku është thirrur dhe ka prezantuar përfaqësuesi i Muftinisë së Tetovës, gjegjësisht Muftiu i Tetovës, Qani ef.Nesimi ,në Mbledhje të Rijasetit ka qenë 29.03.2023.