Beyonce vuan nga kjo sëmundje

Beyoncé ka treguar për “Essence” se vuan nga psoriaza. Ajo, teksa promovonte linjën e re me produkte për flokët, tregoi se ka shumë kujtime të bukura që lidhen me flokët dhe ndër to, ishte edhe i ati që i lyente flokët me vaj për të trajtuar psoriazën.

“Kam shumë kujtime të bukura që lidhen me flokët. Marrëdhënia që kemi me flokët tanë është një rrugëtim personal”, tha ajo, duke shtuar: “E kam kaluar fëmijërinë nga salloni i bukurisë i mamit, te babi që më trajtonte psoriazën me vaj – këto momente janë të shenjta për mua”, duke zbuluar për herë të parë se vuan nga kjo sëmundje.

Bey nuk është e vetmja vajzë e famshme që ka treguar publikisht s vuan nga sëmundja auto-imune. Edhe Kim Kardashin shpeshherë ka treguar foto dhe video të fytyrës, gjunjëve, shpinës dhe krahëve të saj, të cilët kanë irritimet e shkaktuara nga psoriaza.

Duke u nisur nga kjo, ç’duhet të dish rreth psoriazës?

Psoriaza është një gjendje jonormale e lëkurës që krijon njolla të kuqe, të thata, me “luspa” që shkaktojnë kruarje në fytyrë dhe në trup. Kim Kardashian dhe Bey janë vetëm 2 nga 8 milionë amerikanë që janë të prekur nga kjo sëmundje kronike.

Psoriaza ndikon më shumë në cilësinë e jetës së grave krahasuar me atë të burrave. Zakonisht, kjo gjendje e lëkurës mund të shfaqet për herë të parë në moshën 15 deri në 25, por nuk përjashton mundësinë e shfaqjes në çdo periudhë tjetër.

Në fillimet e saj psoriaza shfaqet në formë njollash të vockla dhe të kuqe, të cilat nëse nuk trajtohen mund të përkeqësohen shpejt. Simptomat e saj mund të përkeqësohen edhe më gjatë dimrit. I ftohti dhe lëkura e thatë janë armiqtë numër një!

Deri më tani nuk është zbuluar asnjë kurë që mund të shërojë plotësisht psoriazën, por vetëm medikamente dhe trajtime të cilat e mbajnë nën kontrroll.

Të gjithë ata që vuajnë prej saj shpesh ndihen të paragjykuar për shkak të shenjave në trup apo prej mendimit të të tjerëve, prandaj mbështetja psikologjike luan një rol shumë të rëndësishëm gjatë trajtimit të saj. Çfarë s’duhet të harroni? Psoriaza nuk është ngjitëse!

Çfarë e përkeqëson psoriazën?

Stresi

E dimë që psoriasis mund të të shkaktojë stres, por mos e lini t’ju dalë jashtë kontrollit. Kjo do të përkeqësonte gjendjen e njollave tuaja. Çdo lloj stresi, qoftë ai emocional, mendor apo fizik kontribuon në përkeqësimin e simptomave. Sa herë ndjeni që ka diçka që s’shkon, përpiquni të dilni një xhiro në natyrë, meditoni apo lexoni diçka.

Ilaçe të caktuara

Disa mjekime mund ta bëjnë edhe më keq gjendjen tuaj aktuale, prandaj sigurohuni të mësoni mirë përbërësit dhe të studioni efektet e tyre mbi psoriazën.

Duhanpirja dhe alkooli

Nëse pini, simptomat e psoriazës ka gjasa të përkeqësohen. Do të bëhen edhe më të dukshme, lëkura më e thatë dhe rrjedhimisht do t’ju shkaktojnë edhe më siklet. Alkooli gjithashtu mund të ndikojë në trajtimin që merrni për të.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share