Bexheti: Ligji për shkollim të mesëm u tërhoq falë reagimit të popullit dhe jo nga dëshira e qeveritarëve!

Deputeti i Frontit Evropian, Blerim Bexheti, ka deklaruar se propozim ligji për shkollim të mesëm është tërhequr falë reagimit të popullit.

Bexheti në reagimin e tij shkruan se RMV është shtet multietnik dhe nuk guxon të cënohet Marrëveshja e Ohrit nga Qeveria aktuale.

Reagimi i plotë:

Bexheti shkruan se “Propozimi për ligjin për shkollim të mesëm nuk u tërhoq nga dëshira e qeveritarëve pa legjitimitet etnik por u tërhoq falë reagimit të fuqishëm të popullit!
Ky është një shembull i qartë i asaj se çfarë mund të arrihet kur zëri i qytetarëve dëgjohet në Kuvend dhe kur ne qëndrojmë të bashkuar për të mbrojtur të drejtat dhe interesat tona.
Maqedonia e Veriut është shtet multietnik, respekti i ndërsjellë dhe barazia midis shqiptarëve dhe maqedonasve janë gurëthemeli për stabilitet, siguri dhe një të ardhme të qëndrueshme.
Cënimi i Marrëveshjes së Ohrit nga Qeveria është i papranueshëm!”, ka shkruar Bexheti.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share