Betimi i Siljanovskës/ Anketë: Qytetarët druajnë për të ardhmën e vendin!

“Presidentja e re e vendit Gordana Siljanovska Davkova në ceremonin e djeshme nuk e përmendi emrin kushtetues të vendit e kjo ka trazuar edhe qytetarët, ata thonë se ajo duhet të mbajë përgjegjësi pasiqë kjo nuk është mirë për vendin tonë”, tha gazetarja Neal Sejfulla.

“Le të kujtohet ajo çfarë ka folur, më kupton le të kujtohet ajo tani dhe le të jep përgjigje gjithkund”.

“Ajo vetëm se e prishë punën çfarë të bëjë, pasi nuk i thotë ato fjalë që duhet si Maqedonia  e Veriut mund që vetëm të shkojë poshtë jo lartë”.

Disa qytetarë druajnë se do të ketë zgjedhje te reja në vend, e për disa të tjerë kjo ka qenë e pritshme.

“Asgjë çfarë do të mendoj, që nga dita e parë ka shkelur marëveshjen, për shqiptarët nuk shqetësohet ajo. Dhe unë mendoj që së shpejti do të ketë zgjedhje të reja, nëse maqedonasit votoj aq numër i madhë  nga ajo asgjë sdo të ketë”.

“E pritëshme, nuk ka tjetër çka për të folur”.

“Të them të drejtën unë nuk e di se çfarë është politika, dhe nuk dua të komentoj këto punë”.

“Nuk presim asgjë për më mirë, ashtu siç kemi shkuar gjithmonë ashtu do shkojm sërisht nuk ka ndryshime për ne, pastaj më vjen pak inat se pse populli jonë shitet shumë shpejt i dha votat atje ku nuk duhet dhe nuk presim asgjë më mirë më keq jo InshaAllah. Kurani thotë të bashkohemi ne po shkatrohemi sa më shumë po ndahemi për atë nuk pres mirë, por me InshaAllah Mashallah nuk ka”, tha një qytetar.

Pas ceremonisë së djeshme të inaugurimit në Kuvend, kanë mbërritur reagime të ndryshme, si nga fqinjtë poashtu edhe nga zyrtarë të Bashkimit Evropian./tvklan.mk

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share