“Beteja” për legjitimitet/ BDI: Vullneti i shqiptarëve dhe komuniteteve tjera nuk është lodër e VMRO-së!

Bashkimi Demokratik për Integrim përmes një komunikate shprehet se është e skandalizuar nga narrativi ofendues i VMRO DPMNE-së që konfirmon shkeljen flagrante të vullnetit të shprehur zgjedhor të popullit shqiptar dhe komuniteteve tjera etnike, bashkimi i të cilëve në Frontin Europian, sipas tyre, rezultoi të jetë forca e dytë politike në vend.

Ky shtet është i përbashkët dhe të gjithë duhet të japin kontribut për marrëdhënie të shëndosha ndëretnike dhe ndërfqinjësore si dhe partneritet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës – thonë nga BDI-ja duke porositur se askush të mos mendojë se populli do t’i lejojë ta kthejnë prapa nga rruga e nisur e barazisë dhe rruga europiane!

“Narativi antishqiptar shtatë vjeçar i imponuar nga VMRO DPMNE krijoi pasqyrë të shtrembëruar, të pasaktë, dhe të rrezikshme për vendin tonë. Sa i përket shprehjes skandaloze “Ahmeti të ndalojë të sillet si fëmijë i lazdruar që qan pas lodrës që nuk është e tij”, VMRO DPMNE duhet ta ketë të qartë se Qeveria nuk është lodër në duart e tyre dhe askujt tjetër dhe shkelja e vullnetit të sovranit është antidemokratik dhe kundër Marrëveshjes së Ohrit”, thonë nga BDI.

Reagimi i BDI-së dhe Frontit Evropian vjen pas komunikatës së djeshme të VMRO-DPMNE-së, ku thuhet, se s`ka majorizim e as që është e rëndësishme se Ahmeti është ofenduar, pasi sipas partisë së Mickoskit, me rëndësi është vullneti i shumicës është BDI-ja të shkojë në opozitë dhe të përballet me përgjegjësi./tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share