“Beteja” për fëmijët: A vendos paraja për gjithçka në këtë shtet?

Ia morën dy vajzat me arsyetim banal

E ulur në trotuar para banesës, duke shijuar ato pak momente që i mundësohet t`i kalojë me bijat e saj.

Nga 14 marsi, sic njofton KlanM, Stanisllava ka mbetur pa vajzat, e arsyeja ka qenë sëmundja ngjitëse, skraja e zorrëve. Sëmundje që mund të kapet kudo, por shërbimet e Qendrës për punë sociale, e kanë konstatuar se kjo ka ardhur si pasojë e mungesës së pastërtisë dhe kujdesit nga ana e nënës.

Edhe pse funksionin themelor ky institucion e ka që t`i ruajë fëmijët nga çdo traumë, mënyra se si janë marrë fëmijët para shkollës se para fëmijëve tjerë, dëshmon se qëllimi mundet të ketë qenë që t`i dërgohet mesazh i qartë nënës, e cila është në procedurë divorci.

“Para shkollës, kur shkova  ta marr vajzën më të vogël nga shkolla, me automjet të policisë ku ishin 4 polic. Të them të drejtën kur i pash prej larg mendoja se kanë ardhur për shkak të bombave, por kur e i pash 4 polic së bashku me vajzën time dhe me një xhip tjetër ku ishin edhe 4 gra nga Qendra”, deklaroi Stanisllava Berger.

Pa asnjë paralajmërim, Stanisllava, sic njofton KlanM, e mëson para shkollës se fëmijët do ia marrin. E edhe më simptomatike është fakti se fëmijët janë dërguar tek nëna e Stanisllavës, e bashkëshorti i saj e ka paraqitur pikërisht atë adresë si vend për ti parë fëmijët gjatë fundjavës kurse Stanisllava po ndahet nga ai për shkak të dhunës.

Thjeshtë sa të dihet, këtu shkruan: Nënë të dua shumë dhe do të jem shumë e lumtur nëse ti dhe babai ndaheni.
Përse e ka shkruar këtë vajza juaj?
Vajzat duronin torturë psikike çdo ditë dhe shumë shpesh edhe dhunë fizike ,
tha Stanisllava Berger.

Çdo fundjavë që babai i ka marrë vajzat, janë kthyer të sëmura, e për këtë flasin edhe raportet mjekësore.

Për këtë situatë, Stanisllava e ka informuar Qendrën për punë sociale, por nga atje nuk ka pas asnjë reagim. Bashkëshorti i saj është shtetas zviceran dhe ka një fuqi të madhe financiare,.

A është ai i fuqishëm nga aspekti financiar?
Po, shumë ,
tha Stanisllava Berger.

E kjo ka ndikuar që edhe familja e Stanisllavës të kthehet kundër saj. Përveç problemeve familjare, sic njofton KlanM, ajo duhet të paguajë qira për një banesë që i përmbush kushtet që ti mbajë fëmijët, e duhet të paguaj edhe për avokat./KlanMacedonia/

Përgatiti: Furkan Saliu

https://www.youtube.com/watch?v=kyXRhHhQ6JQ

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share