Gjatë 24 orëve të fundit ka patur 40 vatra zjarri. Prej tyre, 25 janë shuar, kurse 6 janë vënë nën kontroll, kurse 9 vatra mbeten aktive, pjesa më e madhe e tyre në rajonin e Makedonski Brodit.
Autoritetet e Qendrës për Menaxhim me Kriza dyshojnë se një pjesë e madhe e zjarreve janë shkaktuar me qëllim.
Sipas Drejtorit Stojançe Angelov, nuk është normale që brenda një dite të ketë 40 vatra të ndryshme zjarri.
Derisa zjarrfikësit, armata dhe vullnetarët vijojnë përpjekjet për të vënë nën kontroll zjarret, gati për cdo ditë paraqiten vatra të reja për të cilët dyshohet se paraqesin zjarrvënie të qëllimshme.
Deri më tani, policia ka arritur të zbulojë 6 persona dhe kundër tyre të parashtrojë kallëzime penale.
MPB-ja njoftoi se ka ngritur dronët për t`I kapur zjarrvënësit nëpër pyje. Dronët do të fluturojnë në shumë rajone të vendit dhe janë të pajisur me kamera termale që të jenë operativ edhe në kushte të natës.
Ndërkohë sipas njoftimeve të gjeneruara nga softueri për detektimin dhe ndjekjen e zjarreve “Ororatech” zjarret nëpër pyje kanë shkatëruar 5% të territorit të përgjithshëm të Maqedonisë së Veriut.