“Beteja” kundër Sidës: Në RMV 631 të infektuar, 125 viktima – 506 jetojnë me sëmundjen!

1 dhjetori – Dita botërore e SIDA-s, “Mbani mend dhe perkushtoju

Sot është Dita Botërore kundër SIDA-s. HIV është një çështje globale e shëndetit publik. Kjo sëmundje ka marrë më shumë se 40 milion jetë dhe është prezente në të gjitha vendet e botës. Pa dyshim se edhe në Maqedoninë e Veriut gjenden raste me sëmundjen e sistemit imunitar SIDA.

Konform të dhënave të Institutit për shëndet publik (ISHP), deri më 31 tetor 2023, numri i personave të regjistruar me HIV/SIDA në Maqedoni, për periudhën 1987 – 2023, është 631. Gjatë kësaj periudhe janë shënuar 125 viktima, kurse 506 persona jetojnë me këtë sëmundje.

“Në buletinin për sëmundje ngjitëse të 9 nëntorit 2023, gjatë nëntorit kanë mbërritur njoftime për katër persona të rinj të regjistruar me HIV/SIDA. Personat janë të moshës 25 deri 54 vjeç, kurse tre prej tyre janë meshkuj. Dy nga të regjistruarit janë nga Koçana, kurse tjerët nga vise tjera të vendit. Gjatë tetrorit janë regjistruar dy raste të vdekjeve nga HIV/AIDS, njëri në 2022 kurse tjetri në tetor 2023”, thonë nga ISHP.

Shoqata poër mbështetje të njerëzve që jetojnë me HIV “Bashkë më të fuqishëm” dhe “Platforma e organizatave qytetare që zbatojnë programe për parandalimin dhe mbështetje lidhur me HIV, me rastin e 1 Dhjetorit – Ditës Botërore të Sidës, ka organizuar konferencë, lidhur me progresin e vendit në përballjen me këtë sëmundje./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share