Dita e parë e Krishtlindjeve është ditë e gëzimit të lindjes, ripërtrirtjes së jetës, kurse dita e dytë kalohet në atmosferë solemne në ambiente shtëpiake, kurse nëpër kisha mbahen liturgji përkatëse.
Kreu i Kishës Ortodokse Maqedonase – Arqipeshkvia e Ohrit, në mesazhin e tij për Krishtlindjet, ka bërë thirrje për unitet kombëtar dhe kishtar.
“Jemi dëshmitarë se bota, fatkeqësisht, shpeshherë harron Krishtin dhe paqën e tij. Edhe sot shohim ndasi të tmerrshme nëpër botë. Luftërat vëllavrasëse derdhin lumej gjakrash të pafajshëm. Ndasi shohim edhe brenda kishës. Fatkeqësisht ndasitë në baza të ndryshme nuk e tejkalojnë edhe tokën maqedonase. Më shumë se kurrë na duhet uniteti shpirtëror dhe kombëtar, që të mundemi të mbijetojmë si kishë dhe si popull”, u shpreh z.z. Stefani, kreu i KOM AO.
Festat e Krishtlindjes nisën më 6 janar, me Buzmin. Në këtë ditë prehet dega e dushkut dhe futet në shtëpi. Gratë nëpër shtëpi gatuajnë ushqime të ndryshme me tryezë të begatshme festive.
Pas Buzmit, lind dita e parë e Krishtlindjes, kur para mëngjesit bien këmbanat nëpër tempujt ortodoks, kurse nikoqiri dhe anëtarët e familjes vishen solemnisht dhe shkojnë në kishë.
Në të gjitha tempujt e Kishës Ortodokse Maqedonase, në mëngjes janë mbajtur liturgji krishtlindjesh.
Kryeministri Dimitar Kovaçevski për Krishtlindjet ka qëndruar në Ohër, ku ka marrë pjesë në liturgjinë e Krishtlindjeve.
Ai, besimtarëve ortodoks u ka dëshiruar shëndet, qetësi dhe gëzime si dhe shpresë për një fillim të ri për të hapëruar drejt të mirës së përbashkët.
Krishtlindjet ortodokse I ka uruar edhe kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.
“Krimi dhe korrupsioni janë e keqja e kësaj kohe dhe e keqja mposhtet me të mirë kurse populli maqedonas cdoherë ka ditur të zgjedh anën e mirë dhe të jetë me fituesit” – thuhet në urimin e Mickoskit.
“Të bashkohemi, të bëhemi kreatorët e ardhmërisë së sigurt për rininë tonë, për vendin tonë!” – thuhet në urimin me rastin e Krishtlindjeve të Kryeparlamentarit Talat Xhaferit.
Sfidat që qëndrojnë para nesh mund ti tejkalojmë vetëm të bashkuar dhe unik, me qëllim të qartë para vetes për Republikën e Maqedonisë së Veriut të suksesshme, të përparuar dhe evropiane! – thuhet në urimin e Talat Xhaferit./KlanMacedonia