Besimtarët myslimanë festojnë sot Natën e Kadrit

Muaji i Ramazanit, eventi më i madh vjetor i besimtarëve myslimanë, ka hyrë në periudhën e tij më të rëndësishme në aspektin fetar.

10-ditëshi i fundit i këtij muaji është ai që merr dhe vëmendjen më të madhe të besimtarëve. Nata kyç e tij është ajo që njihet si nata e Kadrit, agjërimi dhe veprat e mira që bëhen në këtë ditë konsiderohen të vlefshme sa një mijë muaj.

Përse është kaq e rëndësishme kjo natë? Nata e Kadrit shënon zbritjen e Kuranit në tokë dhe fillimin e shkrimit të librit të shenjtë. Sipas klerikëve, agjërimi dhe lutjet ndaj Zotit në këtë ditë përcaktojnë fatin dhe jetën e njeriut gjatë një viti. Në këtë ditë zgjedhin të agjërojnë jo vetëm besimtarë myslimanë, por edhe të tjerë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Myslimanët besojnë se Kurani iu zbrit profetit Muhamed në shpellën Hira në Mekë. Në Kuran nuk përmendet ndonjë datë specifike, por thuhet se Nata e Kadrit është në dhjetëditëshin e fundit të Ramazanit dhe zakonisht kërkohet në datat teke.

Besohet se janë disa shenja që e përcaktojnë këtë natë, duke nisur nga ndriçimi i diellit, tek shiu i lehtë që mund të bjerë, era që nis e fakti që nuk bën as e nxehtë dhe as e ftohtë. Por edhe shenja të tilla nuk janë mjaftueshëm për të arritur një gradë sigurie të plotë, pasi ato mund të variojnë sipas vendit e stinës.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share