Imzot Arjan Dodaj: Të rinjtë të zbulojnë të ardhmen në vendin e tyre, lufta na thërret për reflektim
Mijëra besimtarë katolikë kremtojnë Krishtlindjen e parë pa kufizime nga pandemia e Covid-19.
Në Tiranë mesha e Krishtilindjes u mbajt në Katedralen e Shën Palit dhe u drejtua nga kreu i kryedioqezës Mitropolitane Tiranë-Durrës, Arjan Dodaj.
Kreu i Kishës Katolike pati edhe një mesazh solidariteti me të pamundurit, por edhe një reflektim për pasojat e luftës.
Qytetarët luten për më shumë mirëqenie, dashuri e paqe mes tyre.
Krishtlindja është festa e dytë më e rëndësishme në kalendarin e besimtarëve katolikë dhe ortodoksë, pas Pashkës.
Sipas besimit ortodoks dhe katolik, në këtë ditë ka ardhur në jetë nga Virgjerësha Mari, shpëtimtari Jezu Krishti, biri i Perëndisë.
Klan News