Besimi: Me politika konsistente drejt mjeteve të favorshme për financimin e rritjes, qasje edhe në 200 milionë euro nga programi PLL
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut zhvillon politika konsistente në drejtim të vendosjes së trendit të financave dhe bazave të qëndrueshme për rritje në periudhë afatmesme, ndërsa
Këtë e theksoi ministri i Financave, Fatmir Besimi në konferencën e përbashkët për shtyp me shefin e Misionit të FMN-së Zhak Minian, pas përfundimit të skriningut të politikave ekonomike dhe monetare në vend në përputhje me programin PLL dhe misionin e rregullt të FMN-së për nenin 4.
“Në kushtet e krizës së Covid-it, energjetikës, luftërave inflacioniste dhe
Kishim mundësinë që të dilnim në tregjet ndërkombëtare, fakt ky që do të kushtonte shumë më tepër për ne dhe brezat e ardhshëm, por kishim zgjedhje dhe iu drejtuam Fondit Monetar Ndërkombëtar për përmirësimin e vlerësimit tonë kreditor
Sipas ministrit, mirëmenaxhimi i financave publike nuk është identifikuar vetëm nga FMN-ja, por një menaxhim i tillë lë hapësirë edhe për realizimin e shumë projekteve në shëndetësi, arsim, infrastrukturë.
“Rëndësi ka që pas këtij Misioni të kryer nga FMN-ja, RMV-ja ka marrë konfirmimin lidhur me politikat që po zbaton, të cilat kanë për qëllim uljen e deficitit buxhetor dhe krijimin e bazës për rritje në periudhë afatmesme, si dhe mundësinë e qasjes edhe në 200 milionë euro në kuadër të programit PLL.
Gjatë konferencës për shtyp u theksua se politika fiskale e zhvilluar nga Qeveria është adekuate dhe se ajo orientohet në drejtimin e duhur. Rritja pritet të përshpejtohet vitin e ardhshëm, ndërsa inflacioni të ulet.