“Besa Trans”: Seanca Gjyqësore anulohet për më 2 shkurt

I AKUZUARI NUK ISHTE I PRANISHËM, KA SIMPTOMA TË COVID-19

Seanca gjyqësore për rastin “Besa trans”, në të cilën duhej të dëshmonte përfaqësuesi i Drejtorisë së Doganave, është anuluar më për 2 shkurt. Seanca u anuluan për shkak se, pronari i kompanisë, Bekim Haxhiu, i cili është i akuzuar për këtë rast, nuk ishte prezent për shkak të simptomave me covid – 19.

“Dje, duke pasur parasysh se familja e tij janë të sëmurë me Covid-19, i akuzuari Bekim Haxhi ka pasur simptoma dhe është paraqitur në mjek dhe është udhëzuar që të bëj test. Mbrëmë është bërë testi, në ora 19:44, por deri tash nuk ka marrë rezultat në formë të shkruar”, tha avokati Asmir Alispahiç” – tha Asmir Alispahiq, avokat.

Në këtë rast, të akuzuar janë pronari i kompanisë “Besa Trans”, Bekim Haxhiu dhe kompania si person juridik, të cilët ngarkohen me veprën penale “falsifikim i dokumenteve”.  Në seancën e kaluar, Haxhiu tha para gjykatës se nuk ndjehet fajtorë për akuzën me të cilën ngarkohet.

Në aktakuzën e propozuar nga prokurori publik, Vladimir Millosheski, thuhet se pronari i kompanisë përmes një dokumenti të falsifikuar dhe duke përdorur shoferët e punësuar në kompani ka falsifikuar licencën dhe ka kryer shërbime transportuese në kundërshtim me ligjin. Autobusi ka kaluar kufirin shtetëror me licencë të rrejshme 20 herë.

Kujtojmë se, në aksidentin tragjik që ndodhi më 23 nëntor të vitit të kaluar, në orët e mëngjesit, një autobus i “Besa Transit” kishte goditur mburojën në autostradën “Struma”. Gjatë aksidentit 45 udhëtarë humbën jetën, mes tyre edhe 12 fëmijë kurse shtatë të tjerë u lënduan. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Teuta Buçi

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share