Besa Kadriu nga Lëvizja Besa ka kundërshtuar propozimin për Asociacion të komunave shqiptare në RMV, propozim i bërë para disa ditëve nga Sekretari i përgjithshëm Alternativës, Zeqirija Ibrahimi. Sipas Kadriut, prioritet janë ndryshimet kushtetuese, të cilat sipas saj, do ta determinojnë pozicionin e shqiptarëve në sistemin juridik dhe pastaj në sferën praktike. Çështja e decentralizimit të pushtetit, sipas saj, do t’u japë hapësirë më të madhe komunave.
“Kjo si praktikë është një dorë e zgjatur e qeverisë së Beogradit e cila ka gjithnjë e më tepër tendenca që të ketë nën kontroll territoret e banuara me serb që është ndryshe pozicioni i shqiuptarëve autokton më trojet e tyre në RMV”, tha mes tjerash Besa Kadriu në Klan Debat./KlanMacedonia