Në emisionin Happy Day në Klan Maqedoni, profesoresha Besa Arifi thotë se Fakulteti I Juridik ofron një risi në degën e kriminalistikës, laboratorin e hetimeve, ku zhvilloheshte një ligjeratë prezantuese gjatë ditës së hapur.
”Në kuadër të fakultetit Juridik pranë Universitetit të Evropës Juglindore kemi dy programe studimore që i ofrojmë në ciklin e parë, studimet e drejtësisë dhe studimet e kriminalistikës dhe sigurisë pra në dy rastet kemi mjaftë interesim nga ana e maturantëve” – tha Besa Arifi. /KlanMacedonia/