Berlusconi, politikani i humorit!

“Përgëzime, jeni aq të mirë sa më vjen dëshira t’ju ftoj në “Bunga, bunga”…”

Në të gjithë karrierën e tij politike, Silvio Berlusconi nuk iu shmang kurrë humorit të shthurur, ndonjëherë edhe vetë-përçmues. Është konsideruar gjithmonë politikani i batutave, në të cilat përfshiu edhe udhëheqësit më të fuqishëm të botës: me presidentin Obama që e quajti “pak të nxirë”, apo me pritjet që i shkaktoi Kancelares Merkel.

“Ju sjell të fala nga një zotëri që quhet, që quhet, që quhet…, ishte pak “i nxirë” – Barak Obama”.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Batutave të tij nuk shpëtoi as ish-kryeministri Sali Berisha në Shkurt të 2010-s, teksa fliste për moratoriumin e skafeve që kishte ndaluar zbarkimet e trafikantëve.

“Do të bëjmë përjashtim për ata që sjellin vajza të bukura…”

Thuajse asnjë lider botëror nuk i shpëtoi shpotitjes e batutave të tij, që shpesh ishin banale, duke bërë me shpejtësi xhiron në mediat botërore dhe në internet.

Ai do të mbahet mend gjatë edhe për këto, me dashamirësi apo kritika kjo është e parëndësishme në aventurën e tij të radhës në botën  e përtejme.

Tv Klan

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share