Berisha: Të mbrojmë Kushtetutën

“Po na mohojnë të drejtën për komisionet hetimore”

Protestën përpara parlamentit, Berisha e cilësoi si një betejë për mbrojtjen e Kushtetutës dhe që vendi të ketë një opozitë. Kryetari i PD tha se mazhoranca po i mohon të drejtën kushtetuese për ngritjen e komisioneve hetimore.

“Këta na mohojnë ne të drejtën kushtetuese të komisioneve hetimore, sepse aty do të dalin lakuriq siç janë, më të zinj se zifti, në aferat e tyre. A mund të pranojmë ne, a mund të pranoni ju, a mund të pranojnë qytetarët shqiptarë, mohimin e kësaj të drejte themelore? Jo, kurrë! Prandaj ne do bëjmë gjithçka për sanksionimin e saj. Ju jeni këtu në protestë dhe çdo shqiptar ju mbështet me shpirt e zemër, të gjithë ata që duan që vendi të ketë një opozitë të vërtetë. Dhe që e panë se me aferën McGonigal, Edi Rama, lideri i vetëm në kontinent, kontraktoi si vrasës me pagesë, kryezbuluesin e SHBA, për të asgjësuar, për të përdorur fuqinë e institucionit të tij në asgjësimin e opozitës, de facto të demokracisë shqiptare. Kurrë nuk ka ekzistuar demokraci pa opozitë”.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share