Berisha takim me Metën

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe ai i Partisë së Lirisë, Ilir Meta zhvilluan këtë të martë një takim në selinë blu. Sipas asaj që raporton Klan News, takimi mes palëve zgjati rreth 30 minuta. Mësohet se ky takim vjen në kuadër të diskutimeve për zgjedhjet vendore të 2023-t.

Të hënën, kreu i PD konfirmoi se opozita do të formojë një koalicion me bazë të gjerë për zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm. Berisha u shpreh se aleatët e PD-së, përveç Partisë së Lirisë, do të jenë edhe të tjera parti parlamentare e jo parlamentare./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share