Berisha: Rama ka frikë nga debati, është rrethuar nga krimi

“Shqiptarët kushërinj me serbët? Lidhjen e gjakut Rama e gjen tek tradhtia”

Ndonëse që prej nisjes së fushatës elektorale kryeministrin Rama e ka ftuan në çdo dalje të tij në debat publik, Sali Berisha thotë se e din edhe arsyen e këtij refuzimi.

“Edi Rama nuk del dot në debat sepse është i rrethuar nga të katër anë nga muret e krimeve të tij”.

Këtë standard që thotë se ka vendosur kryeministri e sheh të rrezikshëm, ndaj socialistët i ftoi që të insistojnë për përballje mediatike mes kandidatëve në këto zgjedhje.

“Është standard i rrezikshëm për vendin ndaj ju bëj thirrje qytetarëve, ju bëj thirrje socialistëve që të bëjnë të gjithë presionin e duhur, të detyrohen të paraqiten në debate, qoftë edhe në sheshe publike, qoftë edhe pa media, por me prani qytetarësh”.

Pas thirrjes për kryeministrin, një mesazh adresoi edhe për mediat.

“Të kontribuojë me pushtetin e saj që të zhvillohet debati dhe jo të vijnë për recitime”.  

Edi Ramës i kujtoi se as blerjet sipas tij të zgjedhjeve dhe as implikimi që tha se ka kryeministri në fushata të vendeve të tjera nuk do ta shpëtojnë nga ndëshkimi me votë i shqiptarëve në 14 maj.

“Dënoj implikimin e tij në fushatë elektorale në vende të tjera”.

Berisha nuk la pa e sulmuar kryeministrin edhe për deklaratën e bërë prej tij në samitin e Delfit në Athinë, ku Rama u shpreh se shqiptarët dhe serbët janë kushërinj.

“Se ku e gjen lidhjen e gjakut Edi Rama, e gjen në tradhtinë e tij, vasalitetin e tij ndaj beogradit dhe ky është një akt i dënueshëm”.

Sipas Berishës me këtë deklaratë Kryeministri Rama mohoi genocidin serb dhe provoi njëherazi lidhjet që ka me krimin.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share